Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndalohet shoferi i dehur në autostradë, eci 2 km në kah të kundërt

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 21:13 | Kapur në kamera
Ndalohet shoferi i dehur në autostradë, eci 2 km në kah të

Policia italiane ka mundur të shmangë një tragjedi në një autostradë në Imperia ku një kamion me rimorkio kishte hyrë në kah të kundërt të lëvizjes.

Mjeti lëvizi për më shumë se 2 km në kah të kundërt në aksin Sanremo-Arma di Taggia përpara se të kthehej në korsinë e tij nga forcat e policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=p3sY7WWzowY

Policia e arrestoi drejtuesin e kamionit dhe pas verifikimeve ai rezultoi në gjendje të dehur. Ndaj tij u vendos një gjobë 6500 euro ndërsa mjeti që drejtonte u konfiskua.

Episodi u regjistrua nga kamerat e sigurisë së autostradës Sanremo-Arma di Taggia dhe në të shfaqet kamioni ndërsa ecën deri në 100 km/h.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani