Paris, emigrantët pa dokumenta mësyjnë Panteonin

Pas jelekëve të verdhë, jelekët e zinj pushtojnë rrugët e Parisit.

Qindra emigrantë pa dokumenta mësynë godinën e Panteonit për të kërkuar të drejtën e qëndrimit në Francë. Manifestuesit, kryesisht nga Afrika Perëndimore, mbanin në duar pankarta dhe kërkuan bisedime me kryeministri Eduard Filip lidhur me statusin e emigrantit.

Ata u vetëquajtën jelekët e zinj, sipas lëvizjes që u përhap në pjesën më të madhe të Francës më herët gjatë vitit. Turistët u evakuuan nga mauzoleumi i Panteonit ku janë varrosur personalitetet më të famshme franceze.

Policia tha se rreth 300 persona kishin marrë pjesë në manifestim dhe se 37 prej tyre ishin ndaluar.

Por, grupe aktivistësh dhe dëshmitarë pretendojnë se bëhej fjalë për gati 700 njerëz. Protestuesit qëndruan pranë godinës neoklasike për disa orë para se të evakuoheshin nga policia.

Shkarkoni aplikacionin e A2