PD: Me Ramën, të parët për korrupsion, jo mirëqënie

Partia Demokratike i cilësoi raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, atë të FMN-së dhe raportin e Bashkimit Europian si provën se me Edi Ramën kryeministër, Shqipëria është e para për korrupsion dhe e fundit për mirëqenien e qytetarëve.

Për këto arsye, ish-deputetja Jorida Tabaku tha se PD-ja nuk do të bëjë asnjë hap pas deri në largimin e Ramës.

“Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar të Ballkanit, vuan nga varfëria e shtuar dhe nga papunësia e rritur. Ekonomia lëngon sepse vendi nuk është aspak tërheqës për investimet e huaja. Ky është konkluzioni i 3 raporteve të njëpasnjëshme nga DASH, FMN dhe BE, lidhur me krizën që po kalon vendi”, tha ish-deputetja Jorida Tabaku.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN