Piramida Bent në Egjipt hap dyert për vizitorët

Autoritetet në Egjipt kanë vendosur të lejojnë turistët që të vizitojnë Piramidën Bent pranë Kajros në përpjekje për të zhvilluar më tej turizmin në vend.

Piramida Bent është ndërtuar në Dahshur nga faraoni Snefru rreth 2600 vjet përpara Krishtit dhe duhet thënë që është krejtësisht e veçantë nga të tjerat. Ajo që e bën të veçantë këtë strukturë të hershme është që këndet e saj nuk janë të ngjashme me të piramidave të tjera, por është dizenjuar që ato të jenë 54 gradë.

Kjo piramidë që në pamje të parë duket ndryshe duke krahasuar dhe me Piramidën e Kuqe që ndodhet shumë pranë saj. Vizitorët do të kenë mundësinë tani të hyjnë në një tunel 79 metra të gjatë në anë të piramidës për t’u futur brenda dhomave të fshehta të strukturës.

Më herët, arkeologët kanë prezantuar për publikun, mumjet, maska dhe mjetet, të gjetura brenda kësaj piramide.

Shkarkoni aplikacionin e A2