Rama viziton një bujtinë në Lin, fton banorët të investojnë në agroturizëm

Kryeministri Edi Rama ishte në fshatin Lin pasditen e së shtunës ku vizitoi një bujtinë të re të ngritur nga një banor i fshatit. Kreu i qeverisë ftoi sërish banorët që të investojnë në agroturizëm për të përmirësuar jetën dhe ekonominë e tyre

“Qeveria iu vjen në ndihmë këtyre familjeve që duan të investojnë në agroturizëm duke iu dhënë para në formën e granteve. Pasi kemi iniciuar këtë program për mbështetjen e agroturizmit, kemi dhe një fond të konsiderueshëm nga BE. Do t’i nxisja të gjithë të bëjnë përpjekjen e tyre dhe aplikimet. Me bashkëpunimin e agjencisë dhe një mbështetje modeste nga pushteti vendor kjo është e realizueshme”, u shpreh Edi Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama premtoi se Pogradeci dhe zona e Linit do t’i nënshtrohen disa ndërhyrjeve që sipas tij janë shumë të nevojshme për të shtuar numrin e turistëve. Sipas kreut të qeverisë, Pogradeci është dëmtuar shumë në vitet e tranzicionit, por ka ende një potencial shumë të madh turistik.

Shkarkoni aplikacionin e A2