Reali i Madridit në zi, ndërron jetë vëllai i trajnerit Zidane

Një moment i rëndë për trajnerin Zinedine Zidane, vëllai i tij Farid ndërron jetë. Një ditë më parë tekniku i Realit ishte larguar me shpejtësi nga grumbullimi me ekipin në Montreal për motive familjare, pa dhënë shpjegime të mëtejshme.

Të njëjtën gjë kishte bërë dhe djali i tij Luca që u largua nga stërvitja me Racing Santander për të qenë pranë me familjen. Lajmi për vdekjen e 54-vjeçarit Farid Zidane u dha përmes llogarisë në Twitter të “Los Blancos”.

Ekipi i Realit në shenjë solidariteti mbajti dhe një minutë heshtje. Kështu misteri për largimin e menjëhershëm të Zidane nga Kanadaja u zgjidh në mënyrën më të keqe.

Shkarkoni aplikacionin e A2