Refuzimi i Gjinushit nga Meta, Akademia e Shkencave mbledhje urgjente për emërimin e kreut

Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave është vënë në lëvizje pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Skënder Gjinushin si kreun e ri të këtij institucioni.

Në mbledhjen e ditës së shtunë, ky Këshill ka vendosur thirrjen e Asamblesë së Akademisë në një mbledhje të jashtëzakonshme më datë 19 korrik 2019.

Në Asamble do të diskutohet lidhur me dekretin e Kreut të Shtetit, si dhe do të shqyrtohet propozimi i Këshillit Ekzekutiv për të kërkuar rikonsiderimin e emërimit të kryetarit të zgjedhur prej saj.

Presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretonte emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave pasi sipas tij në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet, Gjinushi rezultonte ende si kryetar i Partisë Socialdemokrate.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN