Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rumunia Halep shkatërron Williams në finalen e Wimbledon

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 17:06 | Sporte të tjera

Simona Halep fiton Wimbledon-in e saj të parë dhe shuan shpresat e Serena Williams për të barazuar rekordin e fitores së 24 titujve Grand Slam.

Rumunia fitoi finalen me rezultatin 6-2, 6-2 duke rikuperuar pothuajse çdo top që amerikania hodhi drejt saj. “Kjo ishte ndeshja ime më e mirë”, tha 27-vjeçarja Halep, e cila fiton kështu Grand Slam-in e dytë në karrierë pas suksesit në 2018 në French Open.

Për 37 vjeçaren Williams kjo është humbja e tretë e rëndë brenda 12 muajsh. Ashtu si në finale e vitit të shkuar ndaj Angelique Kerber, ajo ishte larg pritshmërive të saj dhe të publikut duke humbur të 4 game-t e para që në setin hapës.

Nga ana tjetër Halep u shpreh se nuk kishte presion dhe e dinte me ekzaktësi si do të luante.

A2 CNN Livestream

Dita jonë