Shefi krijon vaktin “që të jep atak kardiak”

Një shef skocez që ka restorantin e tij në Australi ka vendosur që të krijojë një vakt ku kombinon disa nga ushqimet me më shumë kalori të menusë dhe i fut në një kuti pice të madhe.

39-vjeçari Chris Orr e mbush kutinë që sipas tij, “të jep një atak kardiak të shijshëm”, me picë, patatina, krahë pule pikante, qofte, salsiçe, kebab, djathë pice dhe mish pule.

Në menu thuhet se kjo përzierje është për 2 persona, por në fakt duket si për 4 apo 5.

E gjithë kutia përmban 4000 kalori, ose e thënë ndryshe, dyfishin e kalorive që duhet të marrë një person gjatë ditës.

“Në fillim isha skeptik pasi Melburni është një vend ku njerëzit kujdesen shumë që të hanë shëndetshëm, por sajesa ime ka patur shumë sukses”, thekson shefi.

Shkarkoni aplikacionin e A2