Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tentoi të vidhte makinën në Filadelfia, rrihet për vdekje nga turma

Nga A2 CNN
13 Korrik 2019, 19:24 | Bota
Tentoi të vidhte makinën në Filadelfia, rrihet për vdekje

Një çift është marrë në pyetje nga policia dhe rrezikon të përballet me akuza serioze pasi një i dyshuar si hajdut makinash u rrah për vdekje nga turma në qytetin amerikan të Filadelfias.

Policia sqaron se personi që ndërroi jetë, tentoi të vidhte makinën e gruas, brenda së cilës ndodheshin 3 fëmijët e saj të mitur. I dashuri i gruas, i cili është dhe babai i dy prej fëmijëve e ndoqi me vrap makinën derisa ajo mbeti e bllokuar për shkak të trafikut.

54 vjeçari i dyshuar u tërhoq me forcë nga makina dhe u rrah nga i dashuri i gruas dhe disa banorë të zonës. I dyshuari ishte i pavetëdijshëm kur mbërriti ambulanca dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Policia ka nisur një hetim dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Zyra e ekspertizës ende nuk ka publikuar shkaqet e vdekjes së të dyshuarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë