U gjen familje kafshëve të braktisura, njihuni me Batmanin e vërtetë

Në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës jeton Batmani i vërtetë.

Nuk bëhet fjalë për superheroin që keni parë në filmat plot efekte speciale, por për një hero real që lufton për të drejtat e kafshëve të braktisura.

27-vjeçari Chris Van Dorn, i cili ka qenë gjithmonë fans i Batmanit, ka vendosur që këtë personazh ta sjellë në jetën reale për të sensibilizuar njerëzit që të mos braktisin kafshët dhe të adoptojnë kafshë shtëpiake.

Me një makinë modeste Honda Accord, i riu udhëton nëpër Amerikë për të shpëtuar kafshët dhe shpreson që dikush t’i dhurojë një furgon në mënyrë që të marrë me vete më shumë kafshë në misionet e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2