Vendimi i CAS, Takaj konfirmon dashurinë për Skënderbeun

Një ditë pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv konfirmoi dënimin me 10 vjet pezullim nga kompeticionet evropiane dhe gjobën prej 1 milion eurosh për Skënderbeun, vjen dhe reagimi i parë i presidentit të klubit, Ardian Takaj.

Kreu i klubit korçar ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet stema e ekipit të Skënderbeut e shoqëruar me një “emoy” zemre. Presidenti konfirmon kështu dashurinë për klubin ku përveç betejës ligjore në Gjykatën Federale, ka mesazh për tifozët që do të vijojë të qëndrojë në krye të skuadrës.

Nga situata e krijuar pas konfirmimit të dënimit të UEFA nga CAS, kishte dyshime nëse Takaj do të vazhdonte projektin e nisur me Skënderbeun apo do të largohej.

Shkarkoni aplikacionin e A2