“Beteja” e Lulzim Bashës: Zgjedhje të lira, barazi para ligjit, ndarje dhe kontroll i pushteteve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, Partia Demokratike do të vazhdojë pa kompromis me standardet europiane dhe amerikane, betejën deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.

Këtë mesazh Basha e dha gjate takimit me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik, i kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv, David Harris, të cilësuar si “të përzemërt dhe shumë miqësor”.

Basha ka theksuar se në këtë kohë të errët për Shqipërinë janë të domosdoshme vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2