Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dokumentet e anëtarit të KQZ, Skënderi: Vërtetojnë se gjithçka është ligjore

Nga A2 CNN
14 Korrik 2019, 09:50 | Politikë

Anëtari i KQZ Bledar Skënderi publikoi disa dokumente dhe komunikime të cilat sipas tij zhbëjnë akuzën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Këto dokumente sipas Skënderit vërtetojnë se fletët e votimit për Bashkinë Vau i Dejës janë prodhuar në Slloveni.

Sipas Skënderit, pas djegies së KZAZ me datën 27 qershor është kontaktuar kompania sllovene CETIS, fletët e votimit janë prodhuar paraditen e 28 korrikut dhe transporti është kryer më datën 29.

Sipas dokumentave të paraqitura, fletët e votimit kanë kaluar pikën e kalimit kufitar rreth orës 1-1.30 të mëngjesit të datë 30 qershor, ditës së votimeve. Skënderi thotë se ato janë pritur nga punonjësit e KQZ dhe fletët janë dorëzuar në KZAZ.

https://a2news.com/2019/07/13/procesi-zgjedhor-bardhi-flete-votimi-false-ne-vaun-e-dejes/

Sipas anëtarit të KQZ-së, hpërndarja e gjithë bazës materiale për KQV ka mbaruar para orës 6 dhe në orarin zyrtar të votimit në orën 7 të gjitha qendrat e votimit kanë qenë të hapura.

Tek këto dokumente mungon ai i sistemit TIMS që do të faktonte orën e kalimit në pikën kufitare të fletëve të votimit dhe nëse ato kanë mbërritur njëkohësisht me materialet e tjera zgjedhore.  Por Skënderi tha se këtë material ai do ta paraqesë ditën e nesërme.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas djegies së materialeve zgjedhore në KZAZ e Vaut të Dejës, procesi i votimit atje ka nisur me fletë votimi të falsifikuara. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë