E merr rryma e fortë, 25-vjeçarja mbytet në kanionin e Holtës – A2

E merr rryma e fortë, 25-vjeçarja mbytet në kanionin e Holtës

Kanioni i Holtës

Një vajzë është mbytur këtë të diel pasdite në kanionin e Holtës në Gramsh. Sipas policisë, viktima është 25 vjeç, nga Lushnja, e cila ka humbur jetën si pasojë e rrëmbimit nga rryma e fuqishme e ujit.

Ajo ishte pjesë e një grupi personash që kishin shkuar për të vizituar kanionin. Trupi i pajetë është gjetur nga palombarët e RENEA-s, të cilët kanë shkuar në vendngjarje bashkë me policinë dhe forcat zjarrfikëse.

Palombarët po vijojnë kërkimet për t’u siguruar që nuk ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Në përditësim…

Shkarkoni aplikacionin e A2