Fëmija që lindi në ditën, orën dhe me peshën…e njëjtë

Shpesh herë njerëzit “fiksohen” në përsëritjen e disa numrave të caktuar në jetën e tyre, duke i interpretuar ato si një simbol që i përfaqëson ose një mesazh që i dërgohet atyre.

Kjo ndjesi ka efekte psikologjike, të shpalosura në filma si “Number 23”me Jim Carrey.

Por rastësia e ndodhur një çifti amerikan që sapo i dha jetë një foshnje duket vërtetë e frikshme.

Vogëlushi, i quajtur J’Aime Brawn, lindi në 7 korrik (pra 7-11 sipas kalendarit anglosakson) në orën 7:11 tëdarkës. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, pesha zyrtare e verifikuar nga personeli i spitalit të St. Louis ku lindi, ishte edhe njëherë i njëjtë, 7 paund dhe 11 oncë amerikane, rreth 3 kile e gjysmë.   

Nga filmi “Number 23”

Mamaja e të voglit, Rachelle, deklaroi që këto numra nuk ishin hera e parë që shfaqeshin gjatë shtatzënisë. “Mendoja fillimisht që ishte e çuditshme, nuk mendoja që kishte rëndësi. Shpesh herë shihja automatikisht orën dhe ishte pikërisht 07:11”, thotë Rachelle.

Përsëritja e numrave ka shtyrë shumë autorë të gjejnë domethënien e tyre, që sipas disave lidhet me gjendjen shpirtërore të personit që përjeton përsëritjen.

Nga përsëritjet më të famshme dhe të komentuara, kemi:

11.11 – përfaqëson ekuilibrin, përsëritja e një cikli të jetës

12.12 – I lidhur me një personalitet kreativ dhe artistik

12.34 – Kush ndeshet me këto numra, duhet të përballet vetë me sfidat që e rrethojnë  

14.14 – Numri 14 na kujton qasjen pozitive që duhet të kemi ndaj jetës, optimizmin për të ardhmen

15.15 – Numri 15 lidhet me faljen dhe dashurinë, me kapacitetin për të marrë vendime të rëndësishme.

16.16 – Lidhet me njohjen e vetes, ndërsa vetë numri 6 i përket marrëdhënies me familjen  

18.18 – Numri 18 lidhet me punën dhe karrierën

19.19 –Tregon se një pjesë e jetës ose një periudhe e caktuar po përfundon.

22.22 – Numri 22 na kujton se asgjë nuk ndodh pa një arsyeje.

23.23 – Numri 23 lidhet me personat që luftojnë për të mirën e të tjerëve, për çështje të rëndësishme  

Shkarkoni aplikacionin e A2