Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koleksiononte makina luksoze, sekuestro ndaj të ekstraduarit në Itali

Nga A2 CNN
14 Korrik 2019, 10:45 | Kronikë

Një shtetasi nga Kurbini i është sekuestruar pjesë e koleksionit të tij të makinave luksoze, plot 8 të tilla, që forcat e rendit mendojnë se vijnë nga aktivitete ilegale të personit me iniciale I.L.

Ishin specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të Policisë Lezhë ata që mundësuan sekuestron e katër makinave të para, edhe pse mendohet se do të vijohet me 4 të tjera, që aktualisht ndodhen të regjistruara me emra familjarësh.

Një Mustang e sekuestruar në operacionin "Luksi"

Personi rezulton i ekstraduar në Itali me akuzat “falsifikim të dokumenteve” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë