Manchester United thyen rekordin për mbrojtësin më të shtrenjtë në botë

Në Angli janë të sigurt, Manchester United ka rënë dakord me Leicester për të blerë Harry Maguire, duke paguar për anglezin 80 milionë paund, ose 89 milionë euro, për ta bërë kështu atë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë. Rekordin deri tani e mban Virgil van Dijk, për të cilin Liverpool pagoi 75 milionë paund te Southampton.

Sipas “The Sun”, United ka rënë dakord me Leicester të paguajë menjëherë 60 milionë paund për 26-vjeçarin, ndërsa 20 milionë të tjera do të vijnë në formën e banueseve. Lojtari i kombëtares, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës 2018, pritet të kryejë të hënën vizitat mjekësore dhe të veshë fanellën e “Djajve të Kuq” që mundën rivalët e Manchester City në garën për ta pasur në skuadër. Të dy skuadrat kishin ofruar më parë 70 milionë paund për Maguire, ofertë që ishte refuzuar. Por pas ofertës së re të United, dhe presionit të lojtarit, duket se Leicester ka rënë dakord.

Nëse sipas të gjitha gjasave marrëveshja realizohet, Leicester do të fitojë kështu menjëherë 63 milionë paund, pasi ka paguar për Maguire vetëm 17 milionë, kur e mori nga Sheffield në vitin 2017.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN