Pa drita në qytetin që nuk fle kurrë

Nju Jorku dhe zemra  e tij, Manhatan, iu desh të mbyllte sytë si pasojë e një defekti teknik që kaploi zonën për disa orë, duke nisur që prej pasdites së të shtunës.

“Blackout”-i ngjalli panik ndër njerëz dhe bllokoi funksionimin e metrove e trenave, mbylljen e qendrave të biznesit e atyre tregtare, sikurse edhe shkaktoi probleme të mëdha me trafikun si pasojë e mungesës së semaforëve. Çdo gjë erdhi si pasojë e një shpërthimi të transformatorëve zinxhirë që shkaktoi terr në zonën më të ndritshme të Amerikës.

Energjia u kthye rreth orëve të mesnatës në mbi 73 mijë shtëpitë dhe bizneset e prekura.

“Kur ndodhi, të gjithë menduam që mund të ishte një sulm kibernetik dhe u lidhëm me zyrat e FBI. Ata na siguruan që nuk ishte i tille. Nuk kishte lidhje me kriminalitetin. Kjo na qetësoi disi”, tha James O’Neill, shef policie në Nju Jork.

Kompania elektrike filloi punën e saj deri në gjetjen e problemit dhe ndreqjen e tij. Tani çdo gjë iu rikthye normalitetit. Ngjarja përkoi me 42-vjetorin e një tjetër “blackout”-i të madh ne vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN