Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

PS voton të enjten ndryshimin e dy ligjeve nga Reforma në Drejtësi

Nga A2 CNN
14 Korrik 2019, 16:54 | Politikë
PS voton të enjten ndryshimin e dy ligjeve nga Reforma në

Prej vitesh, maxhoranca kërkoi konsensusin e opozitës për të ndryshuar 2 ligje të Reformës në Drejtësi, nene të të cilave ishin shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Por përveç debateve në këshillin e legjislacionit e me pas Komisionin e Ligjeve, konsensusin nuk e mori kurrë.

Konkretisht, bëhet fjalë për ligjin "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe "Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë". Tashmë me një opozitë të re, votat e së cilës i janë bashkuar disa herë, maxhoranca është e vendosur t’i kalojë këto ligje, këtë të enjte në seancë plenare, së bashku me rregulloren e Kuvendit. Me deputetët e opozitës së re, PS po heton dhe shkeljet e Presidentit të Republikës. Të hënën, në orën 13 mblidhet sërish Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli