Riatdhesimi i emigrantëve, “molla e sherrit” mes koalicionit qeverisës në Itali

Çështja e emigranteve duket se është “molla e sherrit” mes Legës dhe Lëvizjes 5 yjet në Itali. Një raport i fundit i Eurostat tregon se vendi përtej Adriatikut shënon edhe numrin më të ulët të riatdhesimeve të emigranteve në krahasim me vendet e tjera të BE.

Gjatë vitit 2018 Italia ka kthyer mbrapsht vetëm 5100 të huaj. Vendin e parë e mban Spanja me afro 12 mijë, pasuar nga Franca e Greqia.

Italia mbahet edhe si vendi me prurjet më të mëdha të emigrantëve, kryesisht nga brigjet e Lampeduzës dhe mosmarrja e masave konkrete në lidhje me këtë duket se ka nxehur gjakrat në palët e politikës.

Një situatë e tillë mesa duket i jep të drejtë Lëvizjes 5 yjet që ta akuzojë aleatin e saj se nuk ka bërë mjaftueshëm në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë që në një intervistë për gazetën “Corriere della Sera”, kryeministri Giuseppe Conte e hedh gurin përtej kufijve duke thënë se kërkohet ndërhyrje e vendeve të tjera të cilat nuk po bëjnë mjaftueshëm dhe po e lenë Italinë të përballet e vetme me fluksin më të madh të emigranteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2