Sebastian Vettel po tregon se nuk po kalon një periudhë të mirë me Ferrarin.
Në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, piloti gjerman, kur duheshin edhe 15 xhiro nga fundi, gaboi rëndë duke goditur nga pas holandezin Max Verstappen.
Menjëherë pas garës, Vettel shkoi te kundërshtari për t’i kërkuar falje.
“Ishte gabimi im. Mendoja se do të gjeja hapësirë, por nuk gjeta dhe nuk frenova dot, duke e goditur”, tha Vettel.