Basha: Refuzimin ndaj Ramës ta kthejmë në votë shprese – A2

Basha: Refuzimin ndaj Ramës ta kthejmë në votë shprese

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e së hënës një takim me strukturat e partisë që ai drejton në qytetin e Shkodrës.

Basha u shpreh pas takimit se refuzimi i Ramës më 30 qershor duket të kthehet në shpresë për ndryshim.

“Refuzimi i Edi Ramës dhe i regjimit të tij më 30 qershor, shumica “Rama ik”, është mbi të gjitha motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive ndaj këtij regjimi në një votë shprese për një projekt ndryshimi. Ndryshimi për çdo shqiptar, i cili nuk mund të vijë me fjalë, por me vepra. Transformim të thellë të ekonomisë. Jam shumë i vetëdijshëm për kohën e vështirë që është zhytur Shkodra dhe i gjithë vendi. Nuk mjafton të themi që është pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës, tashmë është koha të japim zgjidhjet tona për t’i dhënë fund kësaj ekonomie të kapur”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2