Bozdo: PD po riorganizohet për zgjedhjet e parakohshme – A2

Bozdo: PD po riorganizohet për zgjedhjet e parakohshme

Enno Bozdo ka zbuluar në “Ditari” në A2 CNN se Partia Demokratike ka “ndërmarrë disa hapa që kanë lidhje me bërjen gati të strukturës për zgjedhjet e parakohshme”.

“Kemi ndërmarrë disa hapa në pritshmëritë që kemi për zgjedhjet e parakohshme, mundësisht brenda këtij viti. Duhet të mbyllim të gjithë pjesën organizative në mënyrë që sapo të shpallet data e zgjedhjeve, partia të jetë gati me strukturën dhe infrastrukturën e saj”, tha Bozdo.

Kur u pyet nëse në javët në vijim do të ketë protesta të tjera të opozitës së bashkuar, Bozdo deklaroi se kjo periudhë nuk është e përshtatshme për protesta.

“Nuk do të ketë protesta tani, pasi klima e nxehtë, stina e pushimeve dhe vëmendja e larguar e publikut e bëjnë jo të efektshme organizimin e protestave. Kjo është koha për të punuar për strukturën në mënyrë që shtatori të na gjejë gati”, theksoi Bozdo.

Shkarkoni aplikacionin e A2