Dështon protesta për naftën, qytetarët nuk fikin makinat

Dështon protesta e thirrur nga opozita nëpërmjet rrjeteve sociale për fikjen e makinave në mesditë nga drejtuesit e mjeteve, si reagim ndaj projektligjit të Ministrisë së Energjisë për mbajtjen e rezervave të naftës nga një agjenci shtetërore, draft që, sipas demokratëve, do të rrisë çmimin e karburanteve për qytetarët.

“Nuk e denim për protestën”, thane qytetarët.

Shqiptarët paguajnë sot më shtrenjtë se në të gjithë rajonin për karburantet, për shkak të barrës së lartë fiskale. Opozita pretendon se drafti i ri i Ministrisë së Energjisë për krijimin e një Agjencie Shtetërore për mbajtjen e rezervave të karburanteve, proces që aktualisht kryhet nga vetë operatorët, do të bëjë që kompanitë të paguajnë një tarifë shtesë, që do të rrisë çmimin e naftës me 20 lekë për konsumatorët. 

Shkarkoni aplikacionin e A2