Dush para pishinës për të shmangur infeksionet e lëkurës – A2

Dush para pishinës për të shmangur infeksionet e lëkurës

Stina e nxehtë sjell edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave, por sa të sigurta janë ato?

Inspektorët kontrolluan cilësinë e ujit në një prej pishinave të Tiranës, siç kanë bërë me 33 të tilla, ndërsa u mbeten pa inspektuar edhe 10 nga 43 pishinat që ndodhen brenda qarkut.

Në momentin kur sasia e klorit është poshtë apo lart sasisë së lejuar, atëherë ka pasoja. Duket se edhe banorët e Tiranës u druhen infeksioneve të tilla dhe i shmangin pishinat.

Kriteri kryesor për të shmangur çdo lloj infeksioni mbetet një dush para zhytjes në pishinë.

Këshillat e specialistëve frenojnë disi rrezikun, por ata shtojnë se pas çdo shqetësimi serioz, çdokush që ka irritim të lëkurës, duhet të vizitohet patjetër tek mjeku përkatës.

Shkarkoni aplikacionin e A2