E “presin” në Torino, e kërkojnë në Milano, pushon në Karaibe… – A2

E “presin” në Torino, e kërkojnë në Milano, pushon në Karaibe…

Paulo Dybala ka “zbarkuar” në Karaibe pas Kupës së Amerikës para se të rikthehet në grumbullim me Juventusin për sezonin e ri.

Futbollisti po relaksohet së bashku me të fejuarën e tij Oriana Sabatini. Po ashtu, ai është fotografuar edhe nën shoqërinë e futbollistëve të tjerë argjentinas, Rodrigo De Paul dhe Leandro Paredes.

Për yllin argjentinas, ditën e sotme mediat italiane shkruan se ai është ëndrra e drejtuesve të Milanit në këtë merkato vere. Megjithatë, deri tani ai mbetet vetëm një ëndërr dhe fillimisht do të bashkohet me skuadrën e Sarrit dhe më pas do të vendoset për të ardhmen e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2