Gabimi administrativ, Manchester City rrezikon turneun në Azi

Përgatitjet e Manchester City-t dhe turneu i parashikuar në Azi janë seriozisht në rrezik, pasi kampionët e Anglisë nuk arritën të udhëtonin drejt Kinës, për shkak të një gabimi administrativ.

“Sitizëns” duhej ta kishin nisur prej kohësh turneun e tyre, por në dy raste, avioni që do të transportonte skuadrën, ka qëndruar në tokë.

Shkaku që Manchester City-s u bllokua në Angli lidhej me gabimin administrativ të linjës ajrore, e cila nuk i garantonte futbollistëve dhe stafit teknik hyrjen në hapësirën ajrore kineze. Në situatën e krijuar, Pep Guardiola duhet të ndryshojë planet dhe klubi do të detyrohet të anulojë një pjesë të turneut në Hong Kong, Japoni dhe në Kinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2