Griezmann e “turpërojnë” që në stërvitjen e parë te Barcelona

Nuk janë mbushur as dy ditë nga prezantimi i Antoine Griezmann tek Barcelona dhe shokët e ekipit kanë vendosur ta “turpërojnë” që në stërvitjen e parë francezin për t’i treguar se ka shkuar në një ndër ekipet më të mirë në botë. Gjatë një seance stërvitore, Griezmann ka qenë në katror dhe yjet katalanas ia kanë futur dy herë topin mes këmbëve duke shkaktuar shumë të qeshura.

Transferimi i Griezmann te Barcelona shkaktoi shumë polemika nga ana e Atleticos së Madridit e cila akuzonte katalanasit se kishin vendosur kontakte me francezin pa mbaruar ende kampionati, në një kohë kur “Los Colchoneros” ishin ende në garë për titull.

Shkarkoni aplikacionin e A2