Griezmann prezantohet larg syve të tifozëve

Beteja ligjore me Atletikon e Madridit nuk është zgjidhur ende, megjithatë Barcelona prezantoi Antuan Grizman.

Në një tribunë të improvizuar lart fushës, por mbi të gjitha larg syve të tifozëve në “Kamp Nou”, marrëdhënia me të cilët duhet ende të rregullohet.

Francezi, kampion i botës, u zyrtarizua si lojtari më i ri i katalanasve. Grizman u shfaq gati për këtë sfidë të re, duke deklaruar se nëse Luis Suarez dhe Lionel Mesi janë mërzitur prej refuzimit të tij për t’u transferuar vitin e kaluar, ai do të dijë të kërkojë ndjesë duke i ndihmuar të shënojnë.

Sulmuesi e cilësoi Mesin një legjendë dhe shfaqi ambicien të fitojë trofe të rëndësishëm me Barcelonën, duke nisur nga Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2