“Guerilje” në Romë, emigrantët refuzojnë të braktisin shkollën e zënë

Duken skena me të cilat jemi mësuar në Lindjen e Mesme, por në fakt i përkasin kryeqytetit italian, Romës. Qindra emigrantë, kryesisht të ardhur gjatë viteve nga Maroku, janë evakuuar nga forcat e rendit italiane pasi me vite kishin zënë ambientet e një shkolle.

Autoritetet italiane kishin toleruar me vite shndërrimin  e objektit shkollor në një kompleks banimi, por me sa duket politika e re e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini ka bërë që të kthehet shikimi edhe nga ky cep i periferisë romane.

Banorët u rebeluan vendimit, duke krijuar barrikada dhe djegur kopertonat e makinave. Por gjithçka ishte e kotë. Pjesa më e madhe e tyre, ku radhiten edhe dhjetëra fëmijë, do të strehohen në struktura të përkohshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN