Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Haradinaj nuk tërhiqet nga taksa: Duhet të tregojmë që jemi shtet

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 18:35 | Kosova
Haradinaj nuk tërhiqet nga taksa: Duhet të tregojmë që jemi

“Nuk ka heqje të taksës për produktet serbe”. Kështu deklaroi edhe njëherë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para gazetarëve. Kreu i qeverisë u shpreh se taksa nuk është vetëm për çështje tregtie, por nevojitet dhe për të treguar nëse Kosova është shtet i barabartë si të tjerët

“Taksa nuk është vetëm taksë, nuk është vetëm tregti, por është edhe ta quajmë edhe kriter se a jemi shtet a jo. Nëse ne lëshojmë pe për taksën para njohjes do ta kemi më të vështirë një marrëveshje në pozicione të barabarta...Mirë është që gjithë rajoni të avancojë drejt BE-së, por Kosova nuk është mirë të japë shembuj të dobësimit, dorëzimit në etapën finale, pasi që nëse jep një shembull të tillë, kërkesat do të rriten për një konsensus më të madh dhe për kompromis më të madh”, tha Haradinaj.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj vjen në të njëjtën ditë kur presidenti i Francës, Macron nisi vizitën në Serbi dhe ku mendohet se tema kryesore e bisedimeve me autoritetet serbe do të jetë pikërisht çështja e taksës që autoritetet e Kosovës kanë vendosur ndaj produkteve serbe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani