Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kampionati Evropian i Basketbollit U16, Shqipëria mirëpret eventin

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 14:36 | Sporte të tjera
Kampionati Evropian i Basketbollit U16, Shqipëria mirëpret eventin

Kuqezinjtë e vegjël të basketbollit kanë nisur aventurën e tyre në Kampionatin Evropian të moshave që po zhvillohet në kryeqytet.

Përfaqësuesja e nën 16-vjeçarëve, e cila ndodhet në divizionin C, ka debutuar me humbje në takimin e parë. Shqipëria u mund nga kombëtarja skoceze me rezultatin 90-66.

Edhe pse një rezultat negativ, në përfaqësuesen kuqezi u dalluan disa basketbollistë, si Eiden Rama apo Brian Cuka, të cilët patën një performancë të mirë.

Shqipëria do të zbresë sërish këtë të martë në parket, për takimin e radhës, atë ndaj Moldavisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë