Lëvizjet e mëdha të “bomberave” në Serie A

Inter ka nisur përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Antiono Contes me disa përforcime të rëndësishme, por ende pa zgjidhur dilemat e repartit ofensiv.

E ardhmja e ish-kapitenit Icardi vijon të shqetësojë klubin zikaltër që duhet të gjejë zëvendësuesin e tij në krye të sulmit.

Romelu Lukaku është emri që ëndërrohet prej kohësh në Milano, por oferta e Inter është e pamjaftueshme në drejtim të Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kërkojnë 83 milion euro për sulmuesin belg, ndërsa italianët ofrojnë vetëm 60 milionë plus bonuse, shifrën që mund të shkojnë deri në 70 milionë euro, por që gjithsesi mbetet e pamjaftueshme për klubin anglez.

Si rrjedhojë, Inter kërkon të kalojë në planin B, që është sigurimi sa më parë i shërbimeve të Edin Dzeko, sulmuesit me përvojë të Romës. Nga ky zinxhir lëvizjesh do të hapej rruga për një tjetër sulmues, Gonzalo Higuain, i cili është pranë kryeqytetasve duke parë hapësirat e pakta tek Juventus, por edhe për shkak të joshjes së romanistëve të cilët i kanë ofruar “El Pipitas” shiritin e kapitenit.

Është argjentinasi ai që ka në dorë konkretizimin e të gjitha lëvizje në rast se do të pranojë kalimin te Roma.

Shkarkoni aplikacionin e A2