Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mblidhet kryesia e PS, Rama: I qëndrojmë besnikë të gjithëve, opozita po vetëshkatërrohet

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 11:33 | Politikë
Mblidhet kryesia e PS, Rama: I qëndrojmë besnikë të

Partia Socialiste mblodhi këtë të hënë kryesinë, për të analizuar votën e 30 qershorit, por edhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Burime nga mbledhja, që zgjati për më shumë se 90 minuta, thanë për A2 CNN se në të është analizuar rezultati për çdo bashki, performanca e realizuar në ditën e zgjedhjeve dhe trendi i votave, krahasuar me zgjedhjet e kaluara vendore. Të gjithë kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve kanë bërë një analizë për votat që kanë marrë, edhe pse nuk kanë pasur kundërshtarë përballë, ose kandidatë që kanë marrë vota të papërfillshme. Gjithsesi, analiza përfundimtare pritet të bëhet nga kryesocialisti Edi Rama, në asamblenë e përgjithshme të partisë, e cila pritet të mbahet më 22 ose 27 korrik.

https://youtu.be/08eAyvI1FUI

Në mbledhje u përcaktua edhe mbajtja e zgjedhjeve brenda partisë për strukturat, por jo për kryetarin, pasi sipas statutit, ai mban postin automatikisht nëse është edhe Kryeministër. Zgjedhja e strukturave të reja do të marrë kohë dhe sipas të gjitha gjasave, procedurat do të nisin në shtator.

“Kemi diskutuar edhe për mbledhjen e asamblesë kombëtare ku kemi diskutuar për atë që është bërë dhe çka do të bëjmë pas pushimeve. Kemi marrë një vendim për ta çuar në nivel tjetër organizimin tërësor të Partisë Socialiste, në funksion të marrëdhënieve më të hapura me çdo komunitet”, tha Kryeministri Rama.

https://a2news.com/2019/07/12/basha-protestat-vazhdojne-nuk-ka-pazar-ps-pd/

Në këtë mbledhje u përcaktua edhe strategjia se si do të veprojë Partia Socialiste me rastet e bashkive që momentalisht drejtohen nga kryetarë që i përkasin partive të opozitës dhe që kanë deklaruar se nuk do të lëshojnë zyrat. “Do të respektojmë të gjithë punonjësit e bashkive “të pushtuara”, diskutuam për të mos prekur asnjë vajzë apo grua që punon aty, së pari. Nuk kemi nevojë për plane për të eliminuar opozitën, pasi siç po e shikoni vet, ajo po degradon dita-ditës. PËr ne është e rëndësishme t’i qëndrojmë besnikë të gjithëve, edhe atyre që nuk na votuan. Partia Socialiste dhe kandidatët tanë kanë marrë një mbështetje përtej çdo lloj pritshmërie”, shtoi Rama.

Kryeministri konfirmoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, madje i quajti zërat që thonë të kundërtën “fantazi që burojnë nga temperaturat e larta”.

https://a2news.com/2019/07/14/ps-voton-te-enjten-ndryshimin-e-dy-ligjeve-nga-reforma-ne-drejtesi/

Ndërkohë, një pjesë e deputetëve socialistë vazhdojnë punën në Komisionin e Ligjeve, për të kaluar dy ligje të Reformës në Drejtësi, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” dhe “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Prej vitesh, shumica kërkoi konsensusin e opozitës për të ndryshuar këto dy ligje, nene të të cilave ishin shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Por përveç debateve në këshillin e legjislacionit e me pas Komisionin e Ligjeve, konsensusin nuk e mori kurrë. Tashmë me një opozitë të re, votat e së cilës i janë bashkuar disa herë, maxhoranca është e vendosur t’i kalojë këto ligje, këtë të enjte në seancë plenare, së bashku me rregulloren e Kuvendit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë