Ndryshimet në Tatime, keq me të ardhurat. Zërat ku mungojnë paratë

Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në total, për 5 muajt e parë të këtij viti, në arkën e shtetit mungojnë 25 milionë euro kundrejt planit. Mosrealizimi në tatime është me 800 milionë lekë më pak se planifikimi.

Mbyllja e lojërave të fatit, por edhe ngadalësimi i ekonomisë në tremujorin e parë të vitit, me vetëm 2.1% rritje nga 4% fund të 2018-s, ka ndikuar në performancën e dobët të administratës tatimore. 

Në pesë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga Tatimet ishin 61.9 miliardë lekë, duke qenë 1.3% ose rreth 800 milionë lekë më pak se plani. Zëri me ecurinë më negativ është ai i TVSH-së, me një rënie prej 12% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Kjo ecuri negative është kompensuar disi nga rritja e të ardhurave nga tatimi mbi fitimin, i parapaguar nga bizneset, si dhe nga tatimi mbi të ardhurat personale.

Përsa i përket doganave, puna e tyre rezulton edhe më e dobët, me 2 miliardë lekë më pak se plani për 5 muajt e parë të këtij viti. 

Shkarkoni aplikacionin e A2