Përplasjet në KZAZ e Dibrës, Avokati i Popullit: Policia shkeli ligjin, të hetohet – A2

Përplasjet në KZAZ e Dibrës, Avokati i Popullit: Policia shkeli ligjin, të hetohet

Avokati i Popullit rekomandon fillimin e hetimeve ndaj strukturave të Policisë së Shtetit lidhur me ngjarjen e 28 qershorit në KZAZ numër 18 në Dibër. 

Në përfudnim të hetimit administrativ për këtë rast, Avokati i Popullit thotë se janë kryer një sërë shkeljesh ligjore siç janë: shoqërimi i një numri personash në orët e natës, jashtë kushteve të flagrancës dhe kur ata ishin larguar për në banesat e tyre, dhunimi fizik e psikologjik i të shoqëruarve, mosdhënia e ndihmës mjekësore menjëhere të të dëmtuarve nga dhuna e ushtruar, apo ndërhyrja në banesa pa akt të motivuar.

Kjo mënyrë sjelljeje e punonjësve të policisë vjen në kundërshtim me ligjin, shprehet Avokati i Popullit, dhe kërkon përgjigje nga Prokuroria e Dibrës për nisjen e hetimeve brenda 30 ditëve. 

Shkarkoni aplikacionin e A2