Portretet “njerëzore” të kafshëve të egra – A2

Portretet “njerëzore” të kafshëve të egra

Fotografi peruan Pedro Jarque Krebs ka realizuar një album të veçantë ku ka kapur portretet e kafshëve të egra nga e gjitha bota, për të shfaqur anën e tyre “njerëzore”. Disa prej fotove, të publikuara në CNN, tregojnë shprehitë e fytyrës dhe sjelljet e gjitarëve, zvarranikëve dhe shpendëve të përjetësuar në fotografi. “Dëshira ime ishte që të kërkoja pajtim mes kafshëve dhe njerëzve, diçka që sot është më e domosdoshme se kurrë”, thotë ai për CNN. Albumi, i botuar në një libër me titullin “I brishtë”, ka portretet e 100 kafshëve, disa prej tyre në rrezik zhdukjeje.

Shkarkoni aplikacionin e A2