Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin “për rezervat materiale të shtetit”

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 21:05 | Politikë
Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin “për rezervat materiale

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend ndryshimin në ligjin “për rezervat materiale të shtetit”, i cili u miratua më 20 qershor.

Sipas këtij ndryshimi në ligj, procesi i lëvrimit të mallrave rezervë të shtetit që bëjnë pjesë në grupin A, i cili më parë bëhej me vendim të Këshillit të Ministrave, aktualisht kthehet në vendimmarrje individuale të Kryeministrit.

https://a2news.com/2019/07/15/meta-ktheu-nje-tjeter-ligj-ne-kuvend-reagon-kryeministri-rama/

Në relacionin shpjegues të Presidencës për motivet e kthimit të këtij ligji për rishqyrtim në Parlament shkruhet se “ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhrit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani