Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

PS “revolucionon” strukturën e saj, për herë të parë e “ndan” Shqipërinë në 3 pjesë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 20:53 | Politikë
PS “revolucionon” strukturën e saj, për herë të

Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla do të jenë drejtuesit e rinj politikë të Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Mbi 12 drejtuesit politikë do të kenë një tjetër strukturë të përbërë nga tre figurat kryesore të PS.

Kryeministri Rama do të braktisë Vlorën nga ka dalë deputet dhe do të ngjitet në veri të vendit duke qenë koordinator i 4 qarqeve së bashku, Shkodër, Kukës, Lezhë e Dibër. Drejtuesit aktualë politikë, Ditmir Bushati, Safet Gjici, Lindita Nikolla dhe Olta Xhaçka do të raportojnë te numri një i socialistëve.

Balla do të ketë nën koordinim kryeqytetin, Durrësin, Elbasanin dhe Korçën. Blerina Gjylameti, Vangjush Dako dhe Niko Peleshi do të raportojnë te numri dy i partisë.

Ndërsa te Gramoz Ruçi do të japin llogari drejtuesit politikë të Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe Vlorës. Blendi Klosi, Bledi Çuçi dhe Damian Gjiknuri.

Struktura e re konfirmohet për A2 CNN nga mbledhja e sotme e kryesisë së Partisë Socialiste. Ajo do t’i prezantohet deputetëve në asamblenë e 22 korrikut.

Riorganizimi politik vjen pas 30 qershorit dhe rezultatit që diktuan këto zgjedhje. Në kushtet e reja të qeverisjes vendore kur bashkitë janë në një dorë citohen burime nga kryesia e PS, lind nevoja për të pasur një drejtim dhe përgjegjshmëri më të madhe. Kjo do rriste më shumë përgjegjësinë.

Vetë kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi, pas kryesisë, ndryshim në strukturat e PS, proces i cili do të vijë me zgjedhjet brenda selisë rozë në vjeshtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë