Senegal-Algjeri, finalja e Kupës së Afrikës – A2

Senegal-Algjeri, finalja e Kupës së Afrikës

Senegali siguroi vendin në finalen e Kupës së Afrikës vetëm në kohën shtesë, duke përfituar nga gabimi i portierit Hasen të Tunizisë, me këtë të fundit që eliminohet edhe pse deri në ato momente ishte skuadra më e mirë në fushë.

Në minutën e 100 të lojës, portieri doli në mënyrë të pastudiuar, ndërsa topi i përplasur te Bron përfundoi në rrjetë. Ky autogol i dhuroi finalen Senegalit, që do të luajë për trofeun më të rëndësishëm në Afrikë pas 16 viteve.

Në finale përballë Senegalit do të luajë Algjeria, e cila fitoi 2 me 1 ndaj një kundërshtari të shkëlqyer si Nigeria. Algjerianët kaluan në avantazh me autogolin e Trost-Ekong, pas topit të harkuar nga Mahrez, por Nigeria u rikthye në lojë në pjesën e dytë, me penalltinë e realizuar nga Ighalo.

Ndeshja u vendos në shtesë, me Mahrez që në minutën e 95 realizoi një kryevepër nga goditje dënimi. Për nigerianët mbeti zhgënjimi i sekondave të fundit të lojës, ndërsa Algjeria fluturoi në finale.

Shkarkoni aplikacionin e A2