Shkeljet e Presidentit, Komisioni Hetimor do kërkojë opinionin e “Venecias”

Rasti Meta do t’i kalojë për opinion komisionit të Venecias. Deputetët e Komisionit Hetimor vendosën t’i drejtohen për mendim para se te votojnë shkarkimin e Presidentit, kësaj strukture të rëndësishme opiniondhënëse për çështjet ligjore. Opinionet e Venecias janë të gjithëpranuara nga politika dhe  gjitha institucionet në Shqipëri. Madje dhe Presidenti Meta i është drejtuar disa herë kur ishte kryetar Kuvendi.

Në rast se komisioni konstaton se Presidenti ka tejkaluar kompetencat, atëherë Gjykatës Kushtetuese nuk i mbetet veçse ta zbatojë dhe të legjitimojë shkarkimin. Por sesioni plenar i radhës i Venecias është në 11 tetor, ndërsa mandati i komisionit hetimor përfundon në datë  8 të atij muaji, çka përkthehet në një shtyrje të mundshme të mandatit. Në hetimin e Presidentit do të kërkohet dhe ekspertizë tjetër e huaj, krahas asaj vendase. Deputetët do të pajisen me certifikata sigurie, për të shmangur ndonjë problematikë gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatë Kushtetuese. Dhe krahas Presidentit, mund të thirren në seanca dëgjimore edhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike doli përsëri në mbrojtje të Presidentit të Republikës, duke theksuar se ai nuk ka bërë asnjë shkelje. Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, tha se Presidenti nuk mund të hetohet nga njerëz që janë të lidhur me krimin, apo që janë përfshirë në shitblerje të votave.

Shkarkoni aplikacionin e A2