Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shpërndanin drogë në Londër, dënohen 12 shqiptarë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 18:11 | Kronikë

Gjykatat angleze kanë dhënë së fundmi dënimet për një grup shqiptarësh të përfshirë në një rrjet droge që furnizonte me kokainë punëtorët në London Square.

Trupi gjykues caktoi në total 33 vjet burg për grupin që përbëhej nga 12 shqiptarë. Atyre iu sekuestruan 1.2 kg lëndë narkotike e llojit kokainë që nëse do të shitej në treg do të arrinte shifrën e 144 mijë paundëve si dhe 20 mijë paund cash.

Kjo bandë narkotrafikantësh përbëhej nga dy drejtues, 8 korrierë dhe dy anëtarë të tjerë, për arrestimin e të cilëve policisë së Londrës iu nevojit një hetim që zgjati për rreth 8 muaj.

Hetimi nisi kur një nga korrierët u ndalua gjatë një kontrolli rutinë dhe iu gjet një sasi kokaine. Më vonë policia zbuloi dhe korrierët e tjerë dhe drejtuesit e bandës.

Sipas hetimeve, grupi i shqiptarëve drejtohej nga 28-vjeçari Bledar Ponari dhe 21-vjeçari Fjoralb Fera. Të dy këta morën nga gjykata dhe dënimin më të rëndë respektivisht me 5 vjet e 4 muaj burg dhe 5 vjet burg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë