Shpërthen bombola në argjendari, 4 të plagosur, mes tyre 2 rëndë

Një shpërthim i fuqishëm në një argjendari shkaktoi 4 të plagosur në zonën e ish-bllokut. Shpërthimi plagosi rëndë burrë e grua në një argjendari, ndërsa dy të tjerë pranë saj në një biznes eventesh për fëmijë mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital.

Hetuesit thanë për A2 CNN se pronarët e argjendarisë po kryenin punime në biznes ndërsa rrjedhja e azotit shkaktoi shpërthimin. Ngjarja shkaktoi panik dhe te kalimtarët, ndërsa rrezja e shpërthimit ishte aq e madhe sa që dëmtoi dhe disa automjete të parkuara pranë zonës.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kontrolluan flakët ndërsa disa banorë të pallatit u evakuuan deri në nxjerrjen e të gjitha bombolave që ndodhen dhe në biznesin e eventeve për fëmijë.

Shkarkoni aplikacionin e A2