Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sulmoi ligjvënëset demokrate, presidenti amerikan akuzohet për racizëm

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 10:14 | Bota
Sulmoi ligjvënëset demokrate, presidenti amerikan akuzohet për

Presidenti amerikan Donald Trump shkakton një tjetër valë polemikash me komentet në rrjetet sociale. Në një seri postimesh në Twitter ditën e dielë, kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi disa ligjvënëse demokrate me ngjyrë,  duke u thënë atyre të kthehen në vendet e tyre për të ndihmuar në pakësimin e krimeve në ato vende. Komentet u cilësuan si raciste dhe ksenofobe.

Është interesantë të shohësh gra demokrate me ide progresive të cilat vijnë nga vende që janë katastrofë totale, me qeveri nga me të korruptuarat dhe të paaftat në botë. Pse nuk kthehen për të ndrequr vendet e tyre të shkatërruara nga krimi e pastaj të na tregojnë ne si e kanë bërë. 

Donald Trump, president i SHBA

Mes ligjvënësve që u bënë objekt i sulmeve të presidentit vetëm njëra prej tyre, nuk ka lindur në SHBA- Ilhan Omar. Tre të tjerat, Ayana Pressley, Alexandria Ocasio-Cortez dhe Rashid Tlaib kanë lindur në Shtetet e Bashkuara. Omar dhe Tlaib janë dy myslimanet e para të zgjedhura në Kongresin amerikan.

Ligjvënëset në fjalë janë përfshirë në një polemikë me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, demokraten Nancy Pelosi, lidhur me çështjet e imigracionit.

Kjo mosmarrëveshje tërhoqi ditët e fundit vëmendjen e presidentit amerikan i cili i doli në mbrojtje publike rivales demokrate. Por kjo e fundit, nuk hezitoi ti dënonte komentet e Trump, duke i cilësuar si ksenofobe dhe përçarëse. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë