Vijon krisja, Neymar takohet me Leonardon dhe braktis stërvitjen – A2

Vijon krisja, Neymar takohet me Leonardon dhe braktis stërvitjen

Pas polemikave, kërcënimeve dhe debateve që ngriti çështja “Neymar”, më në fund ylli brazilian u paraqit në Paris, në një prej seancave stërvitore të skuadrës.

Pas mungesës një javore, ai u takua për më shumë se 3 orë me drejtorin sportiv Leonardo, për t’i komunikuar planet e së ardhmes. Takimi mes tyre u përshkrua si i ftohtë, me futbollistin i cili u largua më pas, pa zhvilluar stërvitje dhe pa u përshëndetur me stafin.

Braziliani është përfolur gjatë për rikthimin te Barcelona. Por, transferimi i Griezmann te katalanët dhe gjoba prej 35 milionë eurove që Neymar duhet t’i paguajë autoriteteve spanjolle për evazion fiskal, e bëjnë të vështirë që dëshira e sulmuesit të realizohet.

Shkarkoni aplikacionin e A2