Zhytje për rekord: 10 absolute nga gjyqtarët

Britaniku Gary Hunt dhe australiania Rianan Iflend triumfuan në Kampionatin e Zhytjes nga shkëmbi, në etapën e zhvilluar në Bejrut. Kampioni në fuqi dhe njëkohësisht kryesuesi i renditjes botërore për këtë edicion, Gary Hunt, u bë zhytësi i parë në histori, i cili u vlerësua me notën 10 nga të pestë gjyqtarët.

Ky rezultat bëri që britaniku të mposhtte me lehtësi rivalin amerikan, David Coltury, ndërsa rumuni Catalin Preda u klasifikua në shkallën më të ulët të podiumit. Në konkurrimin për femra, Iflend vijon dominimin, duke regjistruar triumfin e pestë në pesë gara të zhvilluara gjatë këtij edicioni. Pas australianes u renditën meksikania Adriana Himenez dhe Jana Nestsiarava nga Bjellorusia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN