Aktori i “Game of Thrones”: Pakënaqësia e fansave për sezonin e fundit na ka mërzitur të gjithëve

Nikolaj Coster-Waldau ka zbuluar se aktorët e “Game of Thrones” u mërzitën shumë pas kritikave të fansave ndaj sezonit të fundit të serialit të famshëm.

Aktori danez, i cili interpretoi Jaime Lannister, deklaroi se disa komente të ashpra i kanë lënduar shumë aktorët.

“Kemi grupin tonë në WhatsApp dhe kam parë që kolegët e mi janë mërzitur nga komentet e fansave. Disa gjëra nuk duhen lexuar fare. Kur fansat nxehen, çfarë nuk shkruajnë! Është e lehtë për ata, por aktorët trishtohen. U befasuam pasi kemi punuar shumë dhe në fund duket sikur nuk të vlerësojnë. Nuk po e them këtë që fansave t’u vijë keq për ne, por po tregoj se si e përjetuam ne”, u shpreh aktori.

Gjithsesi, 48-vjeçari mendon se aktorët duhet të ndihen me fat që ishin pjesë e një seriali që kishte fansa aq të zjarrtë saqë arritën shifrën e 1,6 milionë personave që nënshkruan një peticion për ndryshimin e fundit të “Game of Thrones”.

Fansat nuk e pëlqyen aspak faktin që personazhi i tyre i preferuar Daenerys Targaryen u kthye në një tirane e etur për pushtet në sezonin e fundit. Pasi Jon Snow e kuptoi se Daenerys ishte shndërruar në Mbretëreshën e Çmendur, e vrau me thikë ndërkohë që po e përqafonte.

Shkarkoni aplikacionin e A2