Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Barcelona ofron dy lojtarë dhe 40 milionë euro për Neymar

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 16:09 | Futboll

Barcelona ka bërë zyrtarisht një ofertë për Neymar pranë Paris SG. Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas dëshiron të rikthejë me çdo kusht yllin brazilian dhe për këtë nuk është kursyer. Drejtuesit e Barca-s i kanë propozuar parisienëve një shkëmbim me dy lojtarë të tjerë, të cilët janë Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele. Përveç tyre, edhe 40 milionë euro, për ta bërë një propozim të cilit nuk mund t’i thuhet “jo”.

Megjithatë, bisedimet nuk kanë nisur ende, pasi marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë ndër më të mirat. PSG e ka blerë brazilianin 222 milionë euro dy sezone më parë, por tashmë kërkon 300 milionë euro për të, shifër kjo e pa arritshme për katalanasit, që kanë vendosur të fusin këmbimin e dy lojtarëve në marrëveshje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu