Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Cakaj takon Reeker: SHBA mbështet hapjen e negociatave në tetor

Nga A2 CNN
16 Korrik 2019, 22:13 | Politikë
Cakaj takon Reeker: SHBA mbështet hapjen e negociatave në tetor

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të  Shtetit, Philip Reeker.

Ministri Cakaj bën me dije, përmes një postimi në rrjetet sociale, se bisedoi me zyrtarin e lartë amerikan për çështjen e integrimit europian të Shqipërisë dhe se mori konfirmimin e tij se SHBA mbështet hapjen e negociatave për vendin tonë në muajin tetor.

“Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjike të thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, SHBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor,” shkruan Cakaj.

Më tej ministri në Detyrë Cakaj deklaron se në takimin me Philip Reeker u fol dhe për reformën në drejtësi, bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit  dhe mbylljen e çështjeve të hapura.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Në takim u theksua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimit të këtij objektivi,” shton ministri Cakaj Cakaj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë